Erjona Sulejmani ka habitur të gjithë me deklaratën e fundit.
Erjona Sulejmani ka pohuar se ka shumë futbollistë homoseksualë por thotë se nuk e kupton pse homoseksualizmi është akoma problem.
Dzemaili u divorcua nga Sulejmani në vitin 2018 pasi ajo deklaroi në mënyrë të publike se burri i saj është i keq në shtrat, duke bërë që 33-vjeçari të tallet nga shokët e tij të skuadrës. Ajo deklaroi: “Seksi para ndeshjeve? Futbollistët nuk janë të shkëlqyer. Ata preferojnë ta bëjnë vetë”. Dhe bukuroshja brune tani ka pohuar se ka shumë futbollistë gay në lojë.
Duke folur për gazetën serbe të Srbija Danas, ajo tha: “Nuk e di pse homoseksualiteti është akoma problem në ditët e sotme. Unë mendoj se kjo do të ndryshojë. Ka shumë homoseksualë në futboll.”
Sulejmani insistoi që edhe pse gjithmonë do ta dojë Dzemailin si babai i djalit të tyre, ajo nuk e pëlqen atë më si person. Ajo shtoi: “Kam takuar burrin tim në kohën kur u bëra Miss Albania. Kur ai më tha që ishte një futbollist mendova nuk dua të jem me të. Ishte një jetë e lodhshme, me shumë lëvizje”.
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...