Christian Eriksen nuk do të lejohet që të zhvillojë ndeshje për kampionin e Serie A Interin sezonin e ardhshëm, vetëm nëse ai e largon pajisjen e tij startuese të zemrës, ka treguar shefi i mjekësisë italiane.
Eriksen ka përfunduar operimin e tij me sukses, duke vendosur një implant të quajtur “Cardioverter defibrillator” (ICD), pas kolapsit të tij në Euro 2020 gjatë ndeshjes mes Danimarkës dhe Finlandës.
Sidoqoftë, për këtë arsye yllit danez nuk do t’i lejohet paraqitja në Serie A për sezonin e ri 2021/22.
“Christian Eriksen nuk do të mund të paraqitet sezonin e ardhshëm në Itali. Nëse lojtari e largon pajisjen e zemrës, dhe e konfirmon që problemi që e ka mund të shërohet, atëherë ai mund të rikthehet për të luajtur për Interin”, ka deklaruar Braconaro, shefi i mjekësisë italiane.
Pajisja që e ka Eriksen, është e vendosur nën lëkurë, ku ka funksionin e matjes së rrahjeve të zemrës. Nëse ndodh ndonjë ritëm jashtë normales, “ICD” dërgon një shok elektrik për të normalizuar gjendjen e zemrës.
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...
Bislimi: Synojmë që të digjitalizojmë mbi 100 shërbime të re...
Trupat britanike mund të vendosen në Ukrainë për të trajnuar...
Sarës dhe Drilonit i vjen një dron, ata përqafohen