Christian Eriksen është lëshuar nga spitali pas një operacioni të suksesshëm në zemër, ku i është vendosur një aparaturë.
Mesfushori 29-vjeçar i Danimarkës pësoi arrest kardiak gjatë humbjes së skuadrës së tij nga Finlanda në Kopenhagë të shtunën (1-0).
Eriksen vizitoi ekipin të premten dhe tani do të kthehet në shtëpi me familjen e tij.
“Faleminderit për numrin e madh të përshëndetjeve. Ka qenë e pabesueshme për të parë dhe ndjerë”.
Christian Eriksen has been discharged from the hospital. More here ⬇️#ForDanmark pic.twitter.com/jzF338XiC1
— DBU – En Del Af Noget Større (@DBUfodbold) June 18, 2021
“Operacioni shkoi mirë, dhe unë jam duke bërë mirë në këto rrethana”.
“Ishte vërtet e mrekullueshme t’i shihja djemtë përsëri pas lojës fantastike që ata luajtën natën e kaluar. Nuk ka nevojë të them, se do të brohoras të hënën kundër Rusisë”, ka thënë Eriksen.
Ish lojtari i Tottenhamit, Eriksen, i cili tani është në Inter, u rrëzua pak para pjesës së parë kundër Finlandës.
OFFICIAL: The Danish FA have confirmed Christian Eriksen has been discharged from hospital following a successful operation.
The news we were all hoping for ?❤️ pic.twitter.com/YPKomaITab
— ESPN FC (@ESPNFC) June 18, 2021
Tani atij i është vendosur një aparaturë që është e nevojshme për shkak të shqetësim me ritëm, ka thënë më parë mjeku i ekipit danez Morten Boesen. /Telegrafi/
Yamal: Nuk ka rëndësi kush është në finale, ne duam titullin
Deklaratat e Trump për Groenlandën, OKB: Sovraniteti dhe int...
Mbi 1.5 milion njerëz mbesin pa energji elektrike në Kalifor...
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se...
Napoli interesohet për Zhegrovën, mirëpo Lille nuk e lëshon ...
Katër thasë me monedha ari dhe argjendi gjenden të fshehura ...