Mesfushori i Inter-it, Christian Erisken gjatë janarit mund të largohet pas vetëm një viti.
Trajneri Antonio Conte ende nuk është i bindur nga danezi dhe klubi është duke konsideruar ta shesë gjatë janarit, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Calciomercato, PSG është i interesuar për 28-vjeçarin dhe thuhet se drejtori sportiv, Leonardo ka nisur negociatat me agjentin e lojtarit.
Eriksen mund të shitet për 20 milionë euro, derisa Inter-i gjatë janarit e bleu për 17.5 milionë euro.
Eriksen për klubin italian ka qenë vetëm nëntë herë titullarë dhe 29 paraqitje në të gjitha garat, derisa ka realizuar një gol dhe tri asistime./arbresh.info.
Pjesëtarë të FSK mësojnë për herë të parë të pilotojnë me he...
Raphinha i pandalshëm edhe me Brazilin
Haradinaj: Doracaku i edukatës seksuale, sulm ndaj vlerave k...
Maqedonia e Enis Bardhit fiton dhe siguron kalimin në Ligën ...
Tonali vendimtar, Italia shënon fitore minimale ndaj Belgjik...
Të hënën, Qeveria e Kosovës dhe e Maqedonisë së Veriut mbajn...