Borja Valero beson se Christian Eriksen ‘vetëm ka nevojë për kohë’ për të shkëlqyer me Interin, derisa shpreson që Lautaro Martinez të qëndrojë.
Ai foli edhe për shokun tjetër të skuadrës, Marcelo Brozovic, i cili është bërë shumë i rëndësishëm në ekipin e Antonio Contes.
“Për tri vite sa kam që gjendem në Inter, ai është rritur jashtëzakonisht shumë”, tha Valero për Gazzetta dello Sport.
“Me kohë e ka kuptuar se sa i fortë ishte dhe e mori një rol të ri”.
“Eriksen? Ai arriti në mes të sezonit. Ai luajti për Tottenham një javë më parë, dhe një javë më vonë ai ndryshoi ligën, vendin, gjuhën, stërvitjet: nuk është e lehtë”.
“Ndërprerja e sezonit ndodhi kur ai po rigjente formën. Ai ka gjithçka për të pasur sukses në Inter, atij i duhet vetëm kohë”.
“Martinez në Barcelonë? Ne kemi një projekt shumë të rëndësishëm këtu, për ata që duan ta shohin. Është mirë që ai të qëndrojë”.
Shaip Kamberi merr pjesë në seancën e përbashkët mes Kosovës...
Gjithçka gati për seancën e përbashkët mes Kosovës dhe Shqip...
Edi Rama arrin në Kuvendin e Kosovës
Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës, Enver Mehana
Driloni merr në krah Sarën dhe e dërgon në shtrat
Rasti “Thaçi dhe të tjerët” me vendim për pjesëm...