Mesfushori i Inter-it, Christian Eriksen ka shpjeguar arsyen pse u largua nga Tottenham gjatë afatit veror.
Danezi iu bashkua Inter në afatin e janarit nga Tottenham dhe arriti që menjëherë të fitojë dashurinë e tifozëve, transmeton portali arbresh.info.
Eriksen ka thënë se mënyra si u mundua Inter ta transferonte ka bërë që të ndjehet i dashur në “San Siro”.
“Me dukej lëvizja e duhur, ishin shumë të interesuar dhe kjo është e rëndësishme për një lojtar, që të ndihet si i kërkuar. Nënkupton që do bënin gjithçka për të me transferuar”.
“Disa tifozët të Tottenham u zëmëruan kur thashë se kam më shumë shanse për të fituar ndonjë gjë, por është e vërtetë, Inter është më i fortë se shumë skuadra angleze”.
“Do të doja të largohesha nga Tottenham në mënyrë tjetër, por ashtu nuk funksionon futbolli”, theksoi ai.
Inter renditët në pozitën e tretë në tabelë dhe është duke garuar me Lazio e Juventus për Seria A./arbresh.info.
Llapi-Dukagjini, duel për t’i ikur fundit ta tabelës
Shaip Kamberi merr pjesë në seancën e përbashkët mes Kosovës...
Gjithçka gati për seancën e përbashkët mes Kosovës dhe Shqip...
Edi Rama arrin në Kuvendin e Kosovës
Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës, Enver Mehana
Driloni merr në krah Sarën dhe e dërgon në shtrat