Lojtari i kombëtares daneze nuk pendohet dhe tregon ashiqare dëshirën e tij për të gjetur një sfidë të re dhe do të donte të ishte në pozitë për të vendosur për të ardhmen e tij.
Christian Eriksen do donte të vendoste sikurse në ‘Football Manager’ se çfarë ndodhë me të ardhmen e tij, pasi që ka treguar se është i frustruar që nuk po mund të largohet nga Tottenham, transmeton portali arbresh.info.
Dritarja e transfereve tani është mbyllur në Evropë, për këtë arsye danezi nuk mund të bëjë lëvizje të reja së shpejti.
Ai kishte shprehur dëshirën për të nisur një sfidë të re pas gjashtë viteve në futbollin anglez, madje ishte raportuar se Real Madridi e kishte në radar në mesin e shumë të interesuarve./arbresh.info/
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...
Ismaili: Sektori financiar në Kosovë stabil dhe mirë i kapit...
“E lirë je prej meje”, a po ftohen raportet mes Gjestit dhe ...
Deponim dhe kundërmim, kriza me mbeturina në shtetet e Ballk...
Dita e ndeshjes, Kosova pret në ‘Fadil Vokrri’ Lituaninë