Manchester United u kualifikua për në gjysmëfinalen e FA Cup pasi eliminoi në një përballje dramatike me rezultatin 4-3 pas kohës shtesë, Liverpoolin.
“Djajtë e Kuq” ishin në disavantazh deri në minutën e 87-të, kur braziliani Antony barazoi shifrat në Old Trafford, shkruan Arbresh.info.
Trajneri i United, Erik Ten Hag pas ndeshjes u shpreh se e ka parë një tjetër Antony në stërvitje, madje e krahason me atë të Ajaxit, ku holandezi e kishte lojtar para se të transerohej në ishull.
“Ky gol ishte shumë i rëndësishëm për Antony pasi ka vuajtur në këto kohë. Ai e di shumë mirë se nuk ka qenë në më të mirën dhe kishte humbur besimin. Por, i duhet të luftojë dhe në këto dy javë e kam parë që është përmirësuar. Në stërvitje tashmë po shoh Antonyn që njihja te Ajaxi. Jam i sigurt se do të rikthehet në versionin më të mirë”, u shpreh Ten Hag.
Antony deri më tani ka vetëm dy gola/Arbresh.info/
Veliaj thirrje studentëve: Rezervoni online dhomën e konvikt...
Mbi 3.000 të vrarë në Liban gjatë 1 viti lufte mes Izraelit ...
Bislimi: Shkalla e papunësisë ka rënë nga 23.8% në 10.8%
E kapën me forcë Sarën për ta hedhur në pishinë – Del klipi ...
“Ndryshimi po vjen”, Abdixhiku ia rikujton Kurti...
Jonida Vokshi: Çdo dalje time nga sonte ia dedikoj engjëllit...