Erik ten Hag nuk i hodhi poshtë deklaratat e José Mourinhos, i cili muajin e kaluar, në një intervistë për “The Telegraf” deklaroi se, kur ishte te Manchester United, nuk kishte të njëjtin “besimin” që mori holandezi nga drejtuesit për transferimet e lojtarëve.
“Ajo që Ten Hag ka pasur që nga koha kur mbërriti te Manchester United, unë nuk e kam pasur. Nuk e kisha atë nivel mbështetjeje. Nuk e kisha atë nivel besimi. Ndjeva se, nëse do të më besonin në përvojën time, gjërat mund të ishin ndryshe”, tha asokohe trajneri portugez.
Tani, duke folur për ESPN, trajneri i “Djajve të Kuq” shfrytëzoi rastin për t’iu përgjigjur Mourinhos:
“Përveç Mourinhos, asnjë trajner i Man. United nuk mori lojtarët që donte, dhe kjo është ajo që ne kemi nevojë.
Kam besim se do t’i arrijmë objektivat, por është një garë e vështirë. Nuk është më një garë me dy kuaj. Janë shtatë, tetë skuadra në Premier League që luftojnë për titullin, të gjitha me formacione shumë të mira. Prandaj, nëse duam të fitojmë titullin, duhet ta ndërtojmë atë skuadër”, shtoi Ten Hag për të mbyllur temën e transferimeve.
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League