Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag nuk tha shumë kur u pyet për transferimin e Neymar te “Dajat e Kuq”, por ai nuk e mohoi se një gjë e tillë mund të ndodh.
Trajneri holandez dha një përgjigje “djallëzore” kur u pyet se çfarë mendonte për Neymarin, pasi gazeta franceze L’Equipe raportoi se klubit i është ofruar shansi për të nënshkruar me sulmuesin e Paris Saint-Germain.
“Kur të kemi lajme do t’ju tregojmë”, tha Ten Hag në një konferencë për shtyp para ndeshjes së United në Premier League kundër Chelsea të enjten.
PSG kërkon ta largoj 31-vjeçarin këtë verë.
Ai nuk ka luajtur për skuadrën nga kryeqyteti francez që tre muaj, pasi ka pësuar një lëndim në shkurt./Arbresh.info/
Goditet nga vetura një grua në Prizren, dërgohet në gjendje ...
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Shkollës së Mesme P...
Arrestohen tre persona në Pejë, për vepra të ndryshme penale
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...