Google ADS

Erik ten Hag: Ne duhet të fitojmë çdo ndeshje, këto janë standardet e Manchester United

20:04 | 3 Nëntor 2023
K.B

Trajneri i skuadrës së Manchester United, Erik ten Hag në një konferencë për media ka folur përpara ndeshjes së Fulhamit.

“Ne duhet të fitojmë çdo ndeshje. Këto janë standardet e Man United, ne e dimë këtë dhe unë nuk largohemi nga kjo”.

“Lojtarët janë pozitivë. Ata duan ta rregullojnë këtë dhe ne duhet të përputhemi me standardet çdo ditë”, shtoi Ten Hag.

Ai tutje u shpreh se kanë një skuadër të mirë dhe të kompletuar.

“Ne do të luftojmë. Jam i bindur për lojtarët në dhomën e zhveshjes, ne kemi një skuadër të mirë – jam i sigurt”.

“Ne i pamë këta lojtarë vitin e kaluar, ata mund të bëjnë shumë më mirë – por varet nga unë që t’i lë të luajnë më mirë”.

Manchester United në fundjavë do të përballet me Fulhamin në stadiumin “Craven Cottage”, me fillim nga ora 13:30./kk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme