Trajneri i Ajax, Erik ten Hag ka kritikuar rolin që është duke luajtur mesfushori, Frenkie de Jong te Barcelona nën urdhrat e Quique Setien.
Holandezi është duke luajtur me i avancuar dhe arriti të shënoi në ndeshjen e fundit kundër Real Betis, transmeton portali arbresh.info.
De Jong iu bashkua Barcelonës gjatë afatit veror për 75 milionë euro dhe ka arritur të jetë në formacionin e parë para mesfushorëve si Melo, Vidal, Rakitic dhe Puig.
Ish-trajneri i tij, Erik ten Hag ka kritikuar pozitën e tij momentale te kampioni i Spanjës duke thënë se holandezi nuk është golashënues.
“Nuk është golashënues. Është lojtar që i ndihmon bashkëlojtarit, bën asistime ose shënon gola nga pozicioni i tij”.
“Do të doja ti kisha të dy De Jong dhe De Ligt për një ose dy vite të tjera, sepse do të ishte më mirë për Ajaxin. Me ta do arrinim larg në Ligën e Kampionëve për shkak të kualitetit të lartë”, theksoi ai.
Barcelona për momentin renditët në pozitën e dytë në tabelë, tri pikë se Real Madrid.
Ndërsa De Jong këtë sezon ka bërë 32 paraqitje në të gjitha garat duke shënuar dy gola./arbresh.info.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...