Erik Ten Hag është shpallur për herë të dytë trajneri më i mirë i muajit këtë sezon në Premierligë.
Bëhet fjalë për muajin shkurt, ku Man United në katër ndeshje në kampionat, triumfoi në tri sfida përballë Crystal Palace, Leeds dhe Leicester.
Në periudhën e muajit shkurt “Djajtë e Kuq” morën edhe një barazim në ndeshjen përballë Leedsit në “Old Trafford”.
Askush nuk bëri më mirë në Premierligë sesa Man United në shkurt. Edhe çmimi tjetër prestigjioz, ai i lojtarit të muajit, u akordua për Marcus Rashford.
Talenti i “Djajve të Kuq” në katër ndeshje realizoi pesë gola të rëndësishëm, duke dhënë një kontribut të madh në tre triumfet e Man United në Premierligë gjatë muajit shkurt.
Rashford ka shpërthyer dhe po zhvillon sezonin e tij më të mirë në karrierë. Anglezi është kthyer në një nga pikat më të rëndësishëm për trajnerin Erik Ten Hag te Man United, ndërsa ishte herë e tretë që ka fituar këtë sezon çmimin prestigjioz të lojtarit më të mirë të muajit.
25 vjeçari këtë sezon në Premierligë deri tani në 25 paraqitje numëron 14 gola dhe tri asistime, ndërsa më mirë se ai në kampionatin anglez ka bërë vetëm Haaland, Kane dhe Toney.
A e shohin njëri-tjetrin në finale Xuxi dhe Gresa?
Gjykata e Francës e mban në fuqi dënimin e Sarkozyt për korr...
Presidentja e Sllovenisë me komandantin e KFOR-it: Jeni një ...
Familjarët e të pagjeturve kërkojnë presion më të madh mbi S...
Dasara Karaiskaj për Parashqevi Simakun: Atë grua e përçudnu...
Shqipëria trajnon ushtarët ukrainas në Komandën e NATO-s