Eric Garcia më në fund po e realizon transferimin nga Manchester City te Barcelona në këtë afat kalimtar.
Mbrojtësi spanjoll e kishte kërkuar kalimin te skuadra katalunase edhe gjatë verës, mirëpo një gjë e tillë ishte ndaluar nga klubi anglez.
Por, sipas asaj që raporton Mundo Deportivo, Eric Garica do të jetë lojtar i Barcelonës qysh në këtë afat kalimtar.
Mediumi që është i afërt me Blaugranasit ka zbuluar se transferimi i lojtarit do të realizohet në shumën e pesë milionë eurove.
Garcia pritet që gjatë kësaj jave të kompletojë kalimin te Barcelona, pasi marrëveshja mes të dyja palëve është arritur.
Lojtari është produkt i akademisë së La Masia, por në vitin 2017 kishte kaluar në radhët e Citizens, por që nuk po gjen hapësirë në skuadrën e parë. /Telegrafi/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin