Google ADS

Eric Dier zyrtarisht lojtar i Bayern Munich

21:22 | 11 Janar 2024
D.H

Eric Dier është zyrtarisht lojtar i Bayern Munich.

Skuadra gjermane ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Tottenham Hotspur për transferimin e mbrojtësit anglez në Gjermani, shkruan Arbresh.info.

Lajmi është bërë i ditur në rrjetin social X, ish Twitter në faqen zyrtare të Bayernit.

29-vjeçari ka nënshkruar një kontratë me klubin që zgjat deri në verë me opsion deri në vitin 2025.

“Kjo lëvizje është një ëndërr e bërë realitet për mua, sepse si fëmijë dëshiron të luash për një klub si Bayerni një ditë. Bayern është një nga klubet më të mëdha në botë dhe ka një histori të pabesueshme. Dua ta ndihmoj ekipin me shkathtësinë time në mbrojtje. Unë me të vërtetë pres me padurim të luaj me shokët e mi të rinj në Allianz Arena, e cila në sytë e mi është një nga stadiumet më të mira në botë”, është shprehur Dier pas transferimit të tij tek gjiganti gjerman.

Dier ka qenë pjesë e Tottenhamit që nga viti 2014 atëobotë kur u transferuar nga Sportingu i Lisbonës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme