Raheem Sterling ka konfirmuar se po largohet nga Manchester City – me kalimin e tij në Chelsea që pritet të vuloset së shpejti.
Sulmuesi anglez ka kaluar shtatë sezone me “Qytetarët”, duke bërë 337 paraqitje, duke shënuar 131 gola dhe duke fituar 11 tituj të mëdhenj.
Por, pasi pa kohën e tij të lojës u reduktua nën drejtimin e trajnerit Pep Guardiola sezonin e kaluar, 27-vjeçari ishte lidhur me derën e largimit këtë verë.
Kështu, Sterling ka konfirmuar largimin e tij duke shkruar në profilin privat në Twitter.
“Shtatë sezone. Njëmbëdhjetë trofe të mëdhenj. Një jetë kujtimesh”.
“Për të gjithë të përfshirë në Manchester City, respekti im për ju nuk mund të jetë më i madh”.
“Çfarë udhëtimi ka qenë. Jam mirënjohës për uljet dhe ngritjet. Pasi që janë uljet dhe ngritjet që ndonjëherë kanë testuar forcën dhe vendosmërinë time. Dhe më kanë mundësuar të qëndroj këtu para jush si versioni më i mirë i mundshëm i vetes”.
“Kam mbërritur në Mançester si një 20-vjeçar. Sot largohem si burrë. Ka qenë nder të vesh fanellën e Manchester Cityt”, ka shkruar Sterling.
Reprezentuesi anglez me 77 ndeshje pritet të bëhet nënshkrimi i parë i Chelseat me mbretërimin e pronarit të ri Todd Boehly në Stamford Bridge.
Sterling u paraqit 47 herë në të gjitha garat për Cityn sezonin e kaluar, duke shënuar 17 gola dhe duke bërë tetë asistime. /Telegrafi/
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...