Ben Chilwell ka stërvitur sot (e hënë) me ekipin e parë të Chelseat pasi arriti një marrëveshje me Enzo Marescan që të mos kalojë katër muajt e ardhshëm pa luajtur futboll.
Maresca kishte aprovuar shitjen e Chilwell në verë por pasi transferimi i tij diku tjetër nuk ndodhi, kjo e la klubin në një situatë të çuditshme se si të veprojnë tutje.
Rikthimi i 27-vjeçarit vjen pasi ai ishte përfshirë në ekipin e Ligës Premier javën e kaluar sapo u bë e qartë se nuk do të largohet në huazim.
Ai më herët kishte mbetur i zhgënjyer pasi nuk ishe pjesë e ekipit të Chelseat në Ligën e Konferencës pasi gjatë asaj kohe drejtuesit po shpresonin se ai do të gjente një klub të ri.
Chelsea ende mund të kërkojë ndonjë ekip për Chilwell gjatë janarit, pasi Maresca ka insistuar se anglezi nuk ofron atë çfarë ai kërkon nga një mbrojtës i majtë.
Sidoqoftë, reprezentuesi anglez tani do të jetë një opsion për teknikun italian në Ligën Premier duke marrë parasysh krizën e lëndimeve.
Chelsea po stërvitet këtë javë si pjesë e përgatitjeve për ndeshjen ndaj West Hamit që do të luhet gjatë vikendit./Telegrafi/
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...