Luis Enrique nuk është ankuar nga mungesa e Lionel Messit në ndeshjen kundër Granadas duke vlerësuar kështu rëndësinë e sulmuesit Luis Suarez në Barcelonë.
Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique beson se mungesa e Lionel Messit në fitoren 4 me 1 ndaj Granadas gjatë fundjavës për shkak të suspendimit ishte një gjë pozitive, transmeton portali arbresh.info.
“Ne gjithmonë kemi një sy te secili duke vëzhguar se si luan çdo lojtarë”, tha trajneri i Barcelonës para ndeshjes të së mërkurës ndaj Sevillas.
“Në rastin e Messit, ai mungoi në një ndeshje për shkak të suspendimit. Por, me orarin e ngushtë në mendje, mendoj se një pushim i shkurtër ishte një gjë pozitive”
Luis Suarez shkëlqeu në mungesë të Messit duke shënuar një herë dhe duke krijuar një shans tjetër, dhe Luis Enrique ka lavdëruar reprezentuesin uruguaian për kontributin.
“Nuk janë vetëm golat nga Suarez, këtu ka diçka edhe më shumë”
“Ai ka kontribuar shumë me karakterin e tij, dëshirën dhe konkurrencën. Nuk është vetëm ajo që bënë, është edhe mënyra se si ai i bënë gjërat”, shtoi ai./arbresh.info
Zjarri shkatërron muzeun e famshëm 40 vjeçar në Altadena
Prokuroria nis hetimet për vdekjen e të miturit në Korçë
Diaspora voton nga sot/ Haradinaj ka një mesazh për të
MPB me paralajmërim: Kujdes gjatë marrjes së thirrjeve telef...
SPAK kërkon konfiskim të pasurive të trafikuesve të drogës n...
Rohde shijon diellin në Prizren