Enrique me këmbë në tokë: Pres një kundërshtar të vështirë, Kosova është ndryshe

19:36 | 30 Mars 2021
Arditë Shkodra

Luis Enrique ka mbajtur një konferencë për ndeshje përpara takimit me Kosovën ditën e nesërme.

Enrique ka vlerësuar lartë filozofine e Kosovës, duke thënë: “Ata janë një ekip ndryshe sepse ata nuk kanë frikë dhe luajnë më përpara”, përcjell lajmi.net.

Ai tutje ka vazhduar duke lavdëruar ekipin e ‘Dardanëve’: “Trajneri i Kosovës ka lojtarë të mirë dhe pres një kundërshtarë të vështirë”.

“Kosova është një ekip ndryshe prej Gjeorgjisë dhe Greqisë. Ata shtyejnë fortë përpara, janë të guximshëm dhe marrin rreziqe përsipër”.

“Për momentin kam 24 lojtarë në dhomat e zhveshjes dhe të gjithë mund të luajnë. Preferoj më shumë këtë sesa të kem vetëm 11 lojtarë dhe të kualifikohemi tutje pa vetbesim”, u shpreh ai.

Ai tutje ka biseduar edhe për sulmuesit e tij duke thënë se është i lumtur me lojtarët që posedon, duke shtuar gjithashtu se nuk luajnë në atë mënyrë që një lojtar të shënojë shumë gola.

Ekipi i Kosovës ka përfunduar stërvitjet në La Curtaja dhe ndeshja e nesërme luhet me fillim nga ora 20:45

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme