Google ADS

Enrique: Më brengos ndeshja me Kosovën, po vuajmë ndaj këso lloj skuadrash më shumë sesa me Zvicrën

11:16 | 29 Mars 2021
A. B.

Selektori i Spanjës, Luis Enrique ka folur për epilogun e ndeshjes me Gjeorgjinë.

Spanja u gjend në disavantazh në pjesën e parë, por me gola e Dani Olmo dhe Ferran Torres arritën ta përmbysin rezultatin.

Enrique u shpreh i brengosur me ndeshjen ndaj Kosovës, ndeshje e cila do të zhvillohet të mërkurën në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, “Katar 2022”.

“Jam vërtet i brengosur për ndeshjen me Kosovën”, tha ai.

“Nëse na mungon kualiteti, futbolli, preciziteti dhe freskia, atëherë do kemi probleme”, shtoi ai.

“Ne po shohim që kundërshtarët nuk e bëjnë të lehtë tani, jemi duke vuajtur me këto skuadra më shumë sesa me Zvicrën që ishte çerekfinaliste e Kupës së Botës”, tha Enrique.

“Jam më shumë se i brengosur për ndeshjen e ardhshme. Si sot, edhe ndaj Kosovës pres ndeshje të njëjtë”, përfundoi Luis Enrique.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme