Enrique fletë për ndeshjen kundër Italisë: Një nga ekipet më të mira në botë

22:08 | 5 Tetor 2021
KRG

Nesër do të filloj gjysmë finalja e Ligës së kombeve dhe ndeshja e parë do të jetë Spanjë- Itali.

Ndeshja do të luhet në stadiumin “San Siro” dhe do të fillojë në ora 20:45.

Para kësaj ndeshje mjaftë e rëndësishme për të dyja kombëtaret, selektori spanjoll, Luis Enrique, ka folur për një konferencë për media  ku ka vlerësuar  tej mase skuadrën kundërshtare.

“Për momentin, Italia është një nga skuadrat më të mira në Evropë dhe botë”.

“Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë nesër, por ne do të përpiqemi ta mbajmë topin më shumë se ata dhe të jemi më të vendosur” – ka thënë selektori spanjoll.

Lexo edhe:

Fansat e Milanit: Donnarumma, ju kurrë nuk do të jeni i mirëpritur këtu

Ndërsa ndeshja tjetër e gjysme finales është mes Belgjikës dhe Francës, e cila do të zhvillohet në “Allianz Arena” në Gjermani në ora 20:45  të Enjten. /arbresh.info/

Të ngjashme