Paris ka luajtur baras 2-2 ndaj Brestit të dielën mbrëma në kuadër të Ligue 1.
Pas 33 vitesh Bresti ka arritur të marrë një pikë ndaj Parisit në ‘Parkun e Princave’, shkruan Arbresh.info.
Pas ndeshje trajneri i PSG-së, Luis Enrique u shpreh i pakënaqur me lojën e lojtarëve të tij.
“Është e thjeshtë, ne e humbëm kontrollin e ndeshjes. Për çfarë? Sepse është futboll, mund të ndodhë dhe ndodhi sepse po luajtëm kundër një ekipi shumë të mirë. Brest është një skuadër simpatike, madje ata ishin në gjendje edhe për ta fituar sepse na vendosën në vështirësi. Duhet të ishim më të kujdesshëm në pjesën e dytë, këtu nuk po flas vetëm për mbrojtjen, por edhe për sulmin sepse ne kishim mundësi për të shënuar edhe golin e tretë, por nuk ia dolëm. Në dhomat e zhveshjes, në pushim i kërkova skuadrës të mos e ulte ritmin, por pësuam shpejt, kjo është e gjitha” – tha fillimisht Luis Enrique.
Tutje ai vazhdoi duke lavdëruar disa lojtarë duke përfshirë Asensio por ai veçoi edhe Barcolan, gjithashtu ai foli edhe për situatën në shtabin e Barcelonës.
“Asensio zhvilloi një pjesë të parë shumë të mirë, ndihmoi skuadrën në metrat e fundit dhe për më tepër gjeti edhe golin. Jam shumë i lumtur për të, ai është një lojtar i shkëlqyer dhe me shumë eksperiencë. Dua të vlerësoj edhe Barcolan, bëri një ndeshje të madhe edhe pse në fund u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Po ashtu jam i lumtur edhe për Kolo Muani, por kemi ende punë përpara. Xavi dhe Barcelona? Nuk kam asnjë koment për këtë, fundja nuk kam se çfarë të them as për vendimin e Xavit e as për të ardhmen” – përfundoi Luis Enrique.
Kujtojmë që Parisi është lider i Ligue 1 me 44 pikë gjashë më shumë se Nice që ka 38 sosh./Arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...