Kombëtarja e Spanjës dhe ajo e Shqipërisë do të përballen në një ndeshje miqësore të shtunën mbrëma.
Do të jetë një sfidë shumë interesante, pasi Kombëtarja spanjolle rikthehet për të luajtur në Kataluni pas një periudhe shumë të gjatë.
Para kësaj ndeshje në konferencë për shtyp ka dalë përzgjedhësi spanjoll Luis Enrique ku ka folur për këtë sfidë, duke thënë se do të jetë një festë.
“Mendoj se stadiumi nesër do të jetë i mbushur në kapacitetin e tij maksimal, herën e fundit që unë kam luajtur në Barcelona ka qenë për llogari të një finale olimpike dhe stadiumi ka qenë plot. Ka qenë një nga ndeshjet e mia më të mira dhe shpresoj që edhe nesër ta kthejmë në një festë”, tha Enrique.
Tutje trajneri spanjoll tha se në Botëror Kombëtarja e tij do t’i shkaktojë shumë probleme kundërshtarëve.
“Jemi para Kupës së Botës që është një garë shumë komplekse, por me personalitetin që kanë këta lojtarë ne do të garojmë dhe do t’i hapim punë secilit kundërshtar”.
“Do të jetë një festë në Kataluni dhe shpresoj të jemi në lartësinë e duhur. 18 vite pa luajtur në Kataluni është një kohë e gjatë. Të rinjtë? Unë bëj listën dhe nuk mendoj për moshën, mendoj se kemi një grup me lojtarë me eksperiencë dhe me ata të rinj”, u shpreh Luis Enrique.
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...