Alvaro Morata nuk mund të jetë befasi në listën e Spanjës për ndeshjet e nëntorit, kur dihet se trajneri Luis Enrique është një tifoz i madh i sulmuesit.
Enrique ka thënë se ai beson se versioni aktual i Moratas në Juventus është më i mirë se ai herës së parë që ishte me Bianconerët.
“Morata është një lojtar tjetër që kur u kthye në Juventus, për sa i përket besimit dhe numrave”.
“Nga jashtë mendoj se ai është shumë më i lartë se lojtari që ishte më parë në Juventus”.
“Është kënaqësi ta kemi këtu me ne. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në stërvitje”, ka thënë Enrique.
Lëndimet dhe rastet me COVID-19 kanë pasur një ndikim në përzgjedhjen e La Rojas, pasi lojtarë si Thiago Alcantara, Diego Llorente dhe Rodrigo Moreno janë të padisponueshëm.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...