Enis Gavazaj shënoi golin e parë në ndeshjen ndaj Yang Boys, gol që u zhvlerësua nga dy gola të kundërshtarit.
Mesfushori, duke folur në mikrofonin e RTSH-së nuk e fshehu nervozizmin ndaj arbitrit të ndeshjes.
“Isha shumë nervoz pas ndeshjes, sepse meritonim një penallti dhe anësori e akordoi, ndërsa kryesori jo. Sot kërkonim një rezultat pozitiv, për shumë arsye, edhe për shumë shqiptarët që ishin në stadium. Sekondat e fundit ishin vrastare, nuk e di çfarë ndodhi, më vjen shumë keq.
“E ardhmja? Mos më pyesni mua, pyesni menaxherin tim, nuk merrem fare me këtë punë. Isha i përqendruar dhe mbetem i përqendruar te futbolli në fushë, te ndeshjet, asgjë tjetër.
“Paraqitja e sotme? Personalisht, jam shumë i kënaqur. Si skuadër kemi bërë mirë atë që na ka kërkuar trajneri deri tani dhe jemi paraqitur mirë në kampionat dhe në Europë.
“Golat ? Po punojmë me trajnerin, edhe ai më ka bërë vërejtje të tilla, që të jem më afër zonës dhe të shënoj më shumë. Ndoshta në të ardhmen do të shënoj më shumë”. /Sportal.al
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...