Është dashur të pritet xhiroja e 37-të e La Ligas, për të pësuar humbjen e parë Barcelona këtë sezon, ku u mposht në udhëtim nga Levante, me rezultat 5:4.
Se do të jetë një ndeshje me plot gola, u pa që në pjesën e parë, kur u shënuan tre të tillë.
Ishte Levante që arriti përmes Boateng të krijonte epërsi prej 2:0, për të shënuar Coutinho në fund të pjesës së parë për 2:1.
Pjesa e dytë ishte një dramë e vërtetë, që shndërrojë këtë ndeshje në një nga më interesantet të këtij sezoni.
Spektaklin e nisi Enis Bardhi, kur me një goditje të jashtëzakonshme shënoi për 3:1 në minutën e 46’. Tre minuta më vonë, Boateng ngriti epërsinë në 4:1, për t’u rishfaqur sërish Bardhi në minutën e 56’, me një tjetër gol të bukur për 5:1.
Barcelonën në lojë e riktheu Philippe Coutinho, që realizoi dy gola të shpejtë për 5:3, në minutat 59’ dhe 64’.
Sfida u ndez kur Suarez u tregua i saktë nga penalltia në minutën e 71’, për 5:4.
Përkundër shumë tentativave, Barcelona nuk arriti të bënte më shumë, duke u pajtuar me humbjen e parë këtë sezon.
Rexhep Selimi i dërgon një dhuratë Ramës nga Haga
Kurti: Sulmet terroriste e kanë bërë çështje urgjente anëtar...
Rama: Dekada e fundit vendimtare për Shqipërinë, rol përcakt...
Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i jep fund apetit...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...
“Ish krerët e UÇK-së po mbahen peng në Hagë”, Rama nga Prish...