Enis Bardhi ka dërguar skuadrën e tij në epërsi në ndeshje mbrëmjen e sotme (e mërkurë) me një gol të bukur.
Mesfushori qendror ka shënuar me parabolë në portën e Real Sociedadit të Adnan Januzajt, i cili është në dispozicion vetëm nga bankina në këtë takim, shkruan portali arbresh.info.
Reprezentuesi shqiptar i Maqedonisë shënoi bukur në minutën e 24′ të ndeshjes në stadiumin Municipal de Anoeta pas një presioni të jashtëzakonshëm nga bashkëlojtarët e tij te Levante.
Gonzalo Melero ishte asistues i këtij goli nga 24-vjeçari.
Ndeshja mes dy skuadrave zhvillohet në kuadër të xhiros së njëmbëdhjetë në La Liga./arbresh.info/
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Sot mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe M...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi