Askush nuk e priste një fitore të Levantes, por Enis Bardhi shënoi dy gola (nga një për secilin krah të portës së Ter Shtegenit) duke ndihmuar skuadrën e tij të thyente rekordin e Barcelonës (pa humbje brenda një sezoni).
Shqiptari nga Maqedonia tani numëron 9 gola në La Liga, shkruan Panoramasport.
Në fund të ndeshjes, që u mbyll 5-4, Bardhi u ndal për gazetarët në zonën mikse: “Kemi një skuadër të fortë, mund të fitojmë ndaj kujtdo. Sot (dje) ishte një mbrëmje e madhe për ne. Vuajtëm shumë sepse Barcelona është mësuar të luajë në nivele të larta, por jam i lumtur. Për golat jam i lumtur, i kisha ëndërruar”, u shpreh protagonisti i Levantes, i kthyer në lider në ndeshjet e fundit.
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...