Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”.
Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Enes Shosholli, Vllaznim Visoka dhe Selajdin Jerliu.
Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e 29 -të t’i takojë Enea Koliqit, pasi kur ishte rezultati 0:1 Enea kishte tri intervenime shumë të mira, duke mos lejuar të barazohet rezultati.
Pasi mori këtë çmim futbollisti i FC Ballkanit u shpreh i lumtur që për herë të parë u vlerësua si më i miri i javës.
“Faleminderit për këtë çmim. Është një vlerësim i madh për mua. Dua t’ua dedikoj të gjithë lojtarëve tanë që kanë pasur meritë për këtë fitore. Shpresojmë që të vijnë edhe çmime të tjera në të ardhmen”.
“Objektivi i ekipit është i qartë – të jemi në vendin e parë në fund të kampionatit. Çdo ndeshje është si një finale për ne, veçanërisht në këto ndeshje të fundit, ku pikët janë të rëndësishme. Shpresojmë të vazhdojmë këtë rrugë”, tha Koliqi për faqen zyrtare te FFK-së./Arbresh.info/
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador