Ballkani humbi në ‘Air Albania’ ndaj Viktoria Plzen, me rezultat 1-0, në kuadër të Conference League.
Pas ndeshjes në një intervistë foli edhe gardaiani i portës së Ballkanit, Enea Koliçi shkruan Arbresh.info.
Ai cilësoi humbjen ndaj Plzenit si të dhimbshme për mënyrën se si e pranuan golin.
“Ishte një humbje e dhimbshme, duke pasur parasysh se si erdhi gol. Nuk ishte nata jonë dhe pësuam një gol që kemi mundur ta evitonim”, u shpreh gardiani i portë së Ballkanit.
Tutje ai foli për ndeshjen e ardhshme dhe golin e pranuar ku potencoi se ka mundur të veprojë më mirë, por që ndodhin këto gjëra.
“Jemi ende në lojë, e kemi edhe një ndeshje mjaft të vështirë me Dinamon dhe shpresoj që aty mund ta sigurojmë kalimin tutje. Do të mund ta kishim evituar atë gol, ndoshta edhe unë do të kisha mundur të isha më i kujdesshëm por këto i ka futbolli”, ka thënë Enea Koliçi.
Kujtojmë që me një fitore të Ballkanit ndaj Dinamos dhe barazimit apo humbjes së Astanës ndaj Plzenit, suharekasit sigurojnë kualifikimin për fazën e play-offit të Conference League në ndeshjen e fundit./Arbresh.info/
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA