Një lëndim i rëndë ia ndaloi në gjysmë ëndrrën për vazhdimin e karrierës si futbollist, mirëpo nga futbolli nuk u largua asnjëherë.
Bëhet fjalë për Seid Onbashi nga Mitrovica, i cili punën si trajner e kryen me shumë përkushtim e përgjegjësi, ku padyshim nuk i mungojnë edhe sukseset.
Në një intervistë për Arbresh.info, trajneri mitrovicas tregon për fillimet e karrierës së tij në profesionin e ri pas largimit të tij nga futbolli si lojtar.
Në sirtarin e tij ka shumë medalje, duke filluar që nga ato të grup-moshat e reja, deri tek arritja në top 32 ekipet më të mira në Evropë me skuadrën e vajzave të Mitrovicës.
Seidi, tashmë ka një tjetër synim, ai është të shpall kampion skuadrën e FC Mitrovicës dhe të inkuadrohen në Ligën e Parë të Kosovës.
Onbashi menaxhon skuadrën e vajzave dhe të djemve të Mitrovicës, por thotë se nuk e ka problem këtë gjë.
Teksa midis punës së futbollistit dhe trajnerit ai tregon se cila i duket atij më e vështirë.
Për fund trajneri mitrovicas ka një mesazh për të gjithë të rinjtë që merren me sportin e bukur të futbollit.
Onbashi këtë sezon është në garë për dy trofe me skuadrën e vajzave të Mitrovicës, titullin kampion dhe Kupën e Kosovës, teksa edhe në kategorinë e meshkujve po lufton për titullin kampion dhe inkuadrim në Ligën e Parë të Kosovës. /Arbresh.info/ Drilon Halili/
“Trepça” largon nga puna dy punëtorë, kryen shkelje të rënda...
Erza Muminoviq e bronztë në Kampionatin Evropian të Xhudos U...
Rama: Nëntori i festave vjen me ngjyrat kuqezi në shkollat t...
Rumania kundërshtari ‘problematik’ i “Dard...
Haradinaj premton: Paga mesatare në shëndetësi do të jetë 1 ...
Futbollistët “Dardan” që lanë gjurmë në ekipet e tyre muajin...