Google ADS

Ëndrra e madhe Paulo Dybalas

17:39 | 21 Nëntor 2017
Arbresh.info

Paulo Dybala e ëndërron fitoren e “Topit të Artë” në të ardhmen. Sulmuesi i Juventusit është rrëfyer në një intervistë të dhënë për revistën “France Football”, duke bërë një krahasim edhe me Neymarin, një tjetër futbollist që e dëshiron me forcë këtë trofe individual aq të lakmuar.

“Një herë, teksa po flisja me miqtë e mi rreth një zjarri kampingu, shpreha dëshirën time për të fituar ‘Topin e Artë’. Por në këtë moment, ai që është më përpara në këtë pikë është Neymar. Ai është shumë pranë Messit e Ronaldos, për sa i përket nivelit të lojës. Unë duhet të punoj që të përmirësohem dhe të fitoj trofe”, ka thënë Dybala, i cili foli edhe për të ardhmen e tij te Juventusi, duke mos bërë asnjë premtim solemn për qëndrimin e tij të përjetshëm te “Zonja e Vjetër”. “Nuk e di nëse do të qëndroj përjetë te Juventusi”, ka deklaruar Dybala, që në njëfarë mënyre konfirmoi atë që ka thënë përpara disa muajsh Dani Alves, përpara se ai të linte bardhezinjtë për t’u transferuar te Paris Saint Germain.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme