Google ADS

Endrick: Kam mësuar nga Suarez, por sulmuesi perfekt është Benzema

22:20 | 24 Dhjetor 2023
D.H

Endrick, sulmuesi që luan në Brazil me Palmeiras ka folur për sulmuesin ideal për të.

Ai thekson se për të sulmuesi ideal mban profilin e Karim Benzema.

Edhe pse braziliani shprehet se ka ndjekur me shumë vëmendje edhe një si Luis Suarez, sërish shton se francezi është më i kompletuar.

“Kam ndjekur shumë ndeshje të Luis Suarez, mbi të gjithë më ka pëlqyer një gol që i shënoi PSG ku kaloi Thiago Silvën dhe David Luiz. Kam mësuar shumë nga ai, plus që Suarez kontribuoi së fundmi edhe në kampionatin Brazilian”, tha fillimisht ai.

Ai vazhdoi të flaës për Benzeman ku theksoi se ka të gjitha cilësitë e një sulmuesi.

“Por, jam i mendimit se Karim Benzema ka gjithçka duhet për të kompletuar profilin e sulmuesit perfekt. Pavarësisht se tani luan në Arabinë Saudite, ai për shumë vite ishte figura kryesore e Real Madrid. Ai e kupton lojën në mënyrë perfekte dhe është spektakolar në të gjitha drejtimet. Ishte për disa kohë edhe lojtari më i mirë në botë”, theksoi Endrick.

Për fund tha disa fjalë edhe për Haalandin dhe Kane.

“Ndërkohë, edhe Kane me Haaland kanë gjithçka duhet për t’u konsideruar si sulmuesit perfekt”, përfundoi Endrick.

Kujtojmë që Endrick nga korriku i vitit 2024 do të jetë pjesë e Real Madridit./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme