Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ende nuk ka pranuar ndonjë ofertë për yjet e tyre në skuadër.
32-vjeçari Cristiano Ronaldo ka qenë subjekt befasues i spekulimeve për transferim gjatë javës së kaluar, transmeton portali arbresh.info. Reprezentuesi i Portugalisë raportohet se është duke kërkuar largimin nga Bernabeu pas akuzave për evazion fiskal.
Ndërkohë, Alvaro Morata dhe James Rodriguez janë të duke u kërkuar për transferim për shkak se nuk kanë gjetur kohë të rregullt në lojë nën udhëheqjen e trajnerit Zinedine Zidane.
Lexo edhe: Zbulohet kush e orkestroi largimin e Cristiano Ronaldos nga Real Madridi
‘Starsport’ pretendon që Morata, i cili ka shënuar 20 gola për gjigantin spanjoll sezonin e kaluar, tashmë ka informuar bordin e Real Madridit rreth dëshirës së tij për largim nga klubi këtë verë.
Manchester United është i gatshëm të siguroj shërbimet e tij për një marrëveshje që vlen rreth 60 milionë funta. Por, Perez insiston se ende nuk ka ndonjë ofertë të shtruar në tavolinë.
70-vjeçari është rizgjedhur për të vazhduar si president i Real Madridit edhe për katër vitet e ardhshme.
Lexo edhe: Cristiano Ronaldo, çfarë është duke ndodhur me të?
“Ne ende nuk kemi pranuar oferta për ndonjë lojtarë këtë verë”, tha Perez. “Nuk ka asnjë ofertë për Cristianon, Moratan apo Jamesin”
Real Madridi ka shijuar njërin nga edicionet më të suksesshme gjatë viteve të fundit. Skuadra e Zidanes përfundoi me tri pikë para Barcelonës duke siguruar titullin e parë në Spanjë që nga viti 2012 pas fitores 4 me 1 në finale të Ligës së Kampionëve kundër Juventusit muajin e kaluar./arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...