Emre Can nuk e kapërdiu aspak mirë faktin që trajneri Maurizio Sarri e la jashtë listës së Champions Leagues për fazën e grupeve dhe nuk e fshehu zhgënjimin as në një intervistë të dhënë për mediat në Gjermani, ku është i grumbulluar me kombëtaren.
Mesfushori turko gjerman u ndje i tradhtuar nga trajneri Sarri dhe deklaroi se vetëm një javë më parë i ishte garantuar e kundërta, duke shtuar se nëse do ta dinte që do lihej jashtë listës, do të kërkonte largimin nga Juventus.
Megjithatë Emree Can ka bërë një hap mbrapa në orët e pasdites dhe ka lëshuar një mesazh dashurie për klubin bardhezi dhe tifozërinë, teksa ka shtuar se për respekt të tyre, nuk do të flasë më për këtë çështje, por do të tregojë veten në fushë.
“Do t’i jem gjithmonë mirënjohës Juventusit dhe mënyrës se si më mbështetën dhe qëndruan pranë që nga dita e parë, veçanërisht gjatë kohës kur isha i dëmtuar. Në respekt të Juventusit dhe shokëve të skuadrës, suksesi i të cilëve është prioritet edhe për mua, nuk do të flas më asnjë fjalë në lidhje me këtë çështje dhe do të vazhdoj të luftoj në fushë”, shkroi Emre Can në Twitter./SS/
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit