Emre Can paralajmëron përsëri Juventusin: Nuk jam i kënaqur me situatën

18:36 | 27 Nëntor 2019
Arbresh Info

Mesfushori i Juventusit, Emre Can ka treguar përsëri se nuk është i kënaqur në Torino dhe ka paralajmëruar se duhet të gjej një zgjidhje sa më e shpejtë.

Që nga koha kur nuk është thirrur nga Maurizio Sarri për Ligën e Kampionëve në fazë të grupeve, gjermani ka folur për pakënaqësitë që po kalon te “Zonja e Vjetër”.

25-vjeçari ka startuar në vetëm një ndeshje në Serie A këtë sezon dhe ka bërë të qartë se largimi në janar është i mundshëm.

“Mendoj se kurrë nuk duhet të thuani kurrë. Nuk jam i kënaqur me situatën në Torino dhe duhet të ndryshoj disi. Duhet të gjejmë një zgjidhje”, deklaroi ai.

Sipas mediave gjermane, Dortmund është i gatshëm të paguajë 30 milionë euro për të dhe bashkëlojtarin Mario Mandzukic./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme