Mesfushori i Juventusit, Emre Can duket se është në gjendje për të luajtur mbrëmjen e sotme (e martë) kundër Ajaxit dhe gjermani ka folur për Sky Sports para ndeshjes në Ligë të Kampionëve.
“Ajaxi është një skuadër shumë e fortë, por ata janë gati për betejë, ne i respektojmë ata por nuk i kemi frikë”, ka thënë fillimisht mesfushori, transmeton portali arbresh.info.
“Ne duam të jemi në gjendje për të luajtur ndeshjen tonë dhe të kërkojnë fitoren sa më shumë që është e mundur, pa dyshim se ne nuk luajmë për 0 me 0, madje edhe pse është një rezultat që na kualifikon, ata luajnë si zakonisht, ata do na sulmojnë shumë, të na shkaktojnë presion. Do të jetë një ndeshje e vështirë”
Takimi i parë në Amsterdam përfundoi me rezultat 1 me 1, andaj Can thotë se barazimi 0 me 0 mund të jetë i mjaftueshëm për t’i dërguar në çerekfinale.
Ndeshja fillon në ora 21:00./arbresh.info/
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A