Përkundër deklaratave të Emre Can se nuk ka kurrfarë marrëveshje me Juventusin, mediat italiane insistojnë se mesfushori do ta vazhdojë karrierën në Torino.
Futbollisti që e përfaqëson Gjermaninë ka kontratë me Redsat deri në fund të sezonit dhe është thënë se gjatë verës do të nënshkruajë për Bianconerët si lojtar i lirë.
Megjithatë, vet lojtari ka thënë se nuk ka parakontratë me Zonjën e Vjetër dhe se akoma është në bisedime me klubin aktual për të qëndruar.
Përkundër kësaj, calciomercato.com raporton se fjalët e Can kanë të bëjnë vetëm me respektin që ai e ka për klubin ku po luan tani.
Nga ana tjetër thuhet se agjentët e mesfushorit janë duke i finalizuar detajet e marrëveshjes me kampionin e Italisë.
Nëse nuk do të ketë ndonjë ndryshim sensacional të ngjarjeve, Can do të luajë për Juven nga sezoni i ardhshëm.
Ai pritet të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me klubin italian, ku do të përfitojë pesë milionë euro për sezon plus bonuset.
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend
Raporti i KE: Ekonomia shqiptare vazhdon trendin e fortë të ...
Media rumune i quan gjeste të turpshme disa nga veprimet e f...
Ndërprerja e ndeshjes Rumani – Kosovë, Pacolli: Koret ...
Zelensky: Lufta do të përfundojë më shpejt me ardhjen e Trum...