Emra të mëdha refuzojnë të marrin drejtimin e Bayern Munichut

16:57 | 23 Prill 2024
KRG

Bayern Munich duket se nuk është më “parajsa” e ëndërruar për trajnerët. Tashmë, klubin gjerman po e refuzojnë radhazi disa emra dhe pas Xabi Alonsos e Nagelsmann, i radhës që i mbyll dyert rekordmenëve bavarezë është Unai Emery.

Spanjolli që drejton Aston Villën në Premier League nuk dëshiron të largohet nga anglezët për shkak të historisë së suksesit që po “korr” me klubin nga Birminghami, ndërsa ndjen të gjithë vlerësimin nga strukturat e klubit, teksa ka edhe një lidhje të ngushtë me drejtorin Monchi që e njeh prej kohës kur bashkëpunonin te Sevilla.

Në këtë formë, Unai Emery është i prirur të vijojë aventurën e tij me Aston Villën, skuadër që po e udhëheq drejt një kualifikimi në Champions League sezonin e ardhshëm, pa harruar edhe faktin se është në gjysmëfinalen e Conference League.

Në këtë formë, Emery ka refuzuar ftesën e Bayern Munich, me drejtorin e përgjithshëm Eberl që i duhet të mendojë për një tjetër alternativë si dhe për të shmangur një refuzim për të katërtën herë që më pas do të ishte i tepërt për një klub prestigjioz si bavarezët.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme