Bad News Eagles po vazhdon të bëjë mrekulli në turneun e CS:GO që po mbahet në Brazil.
Djelmoshat ia kanë dalë që të kualifikohen në fazën tjetër, aq që ndryshe njihet edhe si “Legends Stage”.
Në ndeshjen vendimtare ekipi shqiptar u përball me ekipin GamerLegion, të cilët i mposhtën me lehtësi me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa.
Nga emocionet e mëdha për kalimin në fazën tjetër, lojtari Flatron Halimi apo siç njihet me emrin në lojë “Juan Flatro”, filloi të këndonte shqip.
Natyrisht se këto janë emocione të mëdha për kalimin në një fazë kaq të lartë të turneut, derisa mediumi brazilian e priti ekipin me të qeshura.
Me këtë fitore Bad News Eagles iu janë bashkuar ekipeve të cilat kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën ‘Legends Stage’ më herët.
Turneu Major në të cilin po garon ekipi shqiptar, është ngjarja më e madhe e cila organizohet sa i përket CS:GO, ku ekipet po garojnë për një grup çmimesh prej 1.2 milion dollarësh në Rio de Janeiro të Brazilit.
SEEEEE UN TY TE ZGJODHAAAAAAAAAAAAAA pic.twitter.com/C4ONmWNHYs
— BAD NEWS EAGLES @IEM RIO MAJOR 🇧🇷 (@_badnewseagles) November 1, 2022
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje