Google ADS

Emocionet e BKT Superligës së Kosovës rikthehen sot, luhet për mbijetesë

09:15 | 1 Prill 2022
Artan Maliqi

Sot (e premte) rikthehet futbolli në BKT Superligën e Kosovës, me një ndeshje në orar për t’u zhvilluar gjatë ditës së sotme.

BKT Superliga e Kosovës ishte në pushim dy javor shkaku i ndeshjeve ndërkombëtare, ku fokusi ishte te Përfaqësuesja e Kosovës.

Megjithatë, kampionati elitar i Kosovës do të rikthehet sot dhe vetëm një ndeshje është në orar për t’u zhvilluar.

Dukagjini dhe Malisheva luajnë në ‘duelin e mbijetesës’ pasi të dy skuadrat kanë objektivin mbetjen në Superligë.

Klubi nga Klina është nikoqir dhe i pret malishevasit në stadiumin “18 Qershori”.

Ky duel pritet të fillojë nga ora 14:00. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme