Emmanuel Macron dërgoi një mesazh të qartë për Kylian Mbappen, i cili po përfundon kontratën e tij me PSG-në dhe në Francë besojnë se klubi i tij i ri do ta lejojë atë të konkurrojë në Lojërat Olimpike.
“Unë me të vërtetë shpresoj që të gjitha klubet evropiane të lirojnë lojtarët e tyre, siç kanë bërë klubet franceze, kjo është fryma olimpike”, deklaroi Emmanuel Macron në një intervistë për ‘La Tribune Dimanche”.
“Unë takova babanë e Mbappes javën e kaluar dhe i bëra pyetjen. Ai më tha: ‘Ai dëshiron të luajë në to’ (Lojërat Olimpike)”, zbuloi presidenti francez.
Së fundmi Mbappe deklaroi se “pozicioni im nuk ka ndryshuar, por e vërteta është se unë nuk mendoj për Lojërat Olimpike. Jam i fokusuar në ngjarjet aktuale dhe ngjarjet aktuale tani përfshijnë PSG-në”.
Kylian Mbappe dhe Real Madrid kanë një paramarrëveshje me të cilën nga 1 korriku, sulmuesi francez do të bëhet një lojtar i Los Blancos.
Në vitin 2022, Emmanuel Macron pengoi Kylian Mbappen të largohej nga PSG për të nënshkruar me Real Madridin. /Telegrafi
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...