Aston Villa kaloi në gjysmëfinale të Ligës së Konferencës duke mposhtur Lillen me penallti. Në ndeshjen e kthimit, klubi francez fitoi 2-1 në shtëpi, kështu që me rezultatin 3-3 u ekzekutuan goditjet e penalltisë.
Në fillim të penalltive ka ndodhur një situatë e pazakontë.
Portieri i Aston Villas, Emiliano Martinez, e priti penalltinë e Nabil Bentaleb dhe menjëherë pas kësaj iu drejtua tifozëve të Lille me shenjë që të heshtin.
Gjyqtari Ivan Kruzliak vlerësoi se Martinez shkoi shumë larg dhe i dha një karton të verdhë. Këtu filloi konfuzioni. Martinez kishte marr një karton të verdhë në pjesën e parë, kështu që ky ishte paralajmërimi i tij i dytë.
Prandaj të gjithë arritën në përfundimin se portieri argjentinas u përjashtua nga fusha dhe se ai duhej të largohej. Megjithatë, ky nuk ishte rasti.
Rregullat thonë se kartonët e verdhë të marrë nga një lojtar gjatë 90 ose 120 minutave të ndeshjes nuk vlejnë në penallti.
Prandaj, për të përjashtuar një lojtari në penallti, ai duhet të marrë dy kartonë të verdhë ose një karton të kuq direkt gjatë gjuajtjes së penalltive.
Këtë rregull dukej se nuk e dinte as vetë Martinez, i cili u befasua pasi mori kartonin e verdhë dhe dukej sikur nuk e dinte nëse ishte përjashtuar, apo duhej të qëndronte në fushë. /Telegrafi/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...