Portieri i Arsenalit Emiliano Martinez e ka pranuar se mund të largohet nga klubi përfundimisht këtë verë, pasi që i përfundon kontrata e huazimit në Emirates.
Martinez momentalisht është i huazuar në Reading, klubi i gjashtë me të cilin ka nënshkruar përkohësisht qëkur iu bashkua Arsenalit si adoleshent nëntë vite më parë, transmeton portali arbresh.info.
Loja në Reading ka qenë e suksesshme që nga arritja e tij në janar, por argjentinasi është lodhur duke u larguar me huazim nga Arsenali.
“Kam qenë nëpër vende të ndryshme, por tani është koha që të rehatohem në një vend. Jam në një moshë tani kur kam një fëmijë të porsalindur dhe unë e gruaja duam të qëndrojmë në një vend. Jam lodhur duke u huazuar”, Martinez i tha Goal.
“Natyrisht e dua Arsenalin. Por është koha të rri aty ose të largohem diku tjetër.
“I kam premtuar babait që do t’ia dal dhe do ta bëj këtë.
“Ëndrra ime është të luaj për Arsenalin, gjithmonë e kam thënë këtë dhe besoj që kam gjithçka që i duhet një portieri për të luajtur për Arsenalin.
“Kur kam nënshkruar kontratën e fundit para gjashtë viteve ishte sepse besoja që kisha gjithçka që duhet për të qenë numër një. Pse do të nënshkruaja nëse nuk do të luaja asnjë ndeshje?
“Nëse nuk më besojnë, atëherë duhet të largohem dhe tifozët e Arsenalit do të kuptojnë. Por besoj që duhet të kem shancën të tregoj sa i mirë jam në Arsenal.
“Dua të qëndroj në Angli. Gruaja dhe fëmija im kanë lindur këtu dhe dua të qëndroj në Arsenal – kjo është e vërteta, kështu që shpresoj që ata do të ma japin rastin”.
Nëse performanca e tij në Reading ka qenë mjaft e mirë sa për të tunduar Arsenalin t’i zgjasë kontratën e tij të tanishme mbetet për t’u parë./Arbresh.info/
Erion Veliaj mohon se u arratis nga Shqipëria: Po shkoj në S...
Fitimi, Sarës: Sa do kisha shanse me ty jashtë, nga 1 tek 10
Votuesit e regjistruar në Diasporë do të hiqen nga listat br...
Top 10 mesfushorët ofanzivë më të mirë në kampionatin zvicer...
IKSHPK-ja jep këshilla për parandalimin e infektimit me linë...
Putini i thotë Azerbajxhanit se mbrojtja ajrore ruse ishte e...