Trajneri i ri i Arsenalit, Unai Emery ka deklaruar se skuadra e “Topçinjve” do të punoj “hap pas hapi” për të fituar titullin në Premierë Ligë.
Klubi nga veriu i Londrës fitoi titullin në Premierë Ligë për herë të fundit në vitin 2004 dhe tifozët dëshirojnë që klubi t’i rikthehet titujve, veçanërisht pas përfundimit të tyre në pozitën e gjashtë sezonin e kaluar, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, ish trajneri i PSG-së insiston se kjo do të jetë e ngadalshme, por proces i arritshëm dhe se Arsenali ka pa dyshim lojtarë kualitativ.
“Të shkojmë hap pas hapi”, ka thënë fillimisht Emery. “Ne duhet ta bëjmë këtë në këtë mënyrë, të punojmë dhe të mendojmë me mendjet tona”
“Për mua, pozita është për skuadrën që të bëhet më e mirë çdo ditë dhe ne jemi duke planifikuar për ndeshjen e parë kundër Manchester Cityt”
“Së pari, ata janë duke punuar shumë. Ata janë duke punuar me ambicien që unë dua”
“Mendoj se kualiteti është këtu dhe mendoj se së bashku ne do të punojnë me këtë kualitet dhe në detaje me taktika”
“Ata do të shkojnë me idejat e mia dhe do të punojnë me idejat e mia çdo ditë. Kjo do t’iu ndihmojë atyre për të arritur këto gjëra në fushë”
Ndeshja e parë e Arsenalit është ajo kundër Manchester Cityt më 12 gusht para takimit tjetër të vështirë kundër Chelseas më 18 gusht./arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit