Emery: Xhaka i gatshëm për ndeshjen kundër Watfordit

18:25 | 13 Shtator 2019
Arbresh Info

Unai Emery iu ka dhënë shpresë tifozëve të Arsenalit duke deklaruar se Granit Xhaka dhe Lucas Torreira “janë të gatshëm” për ndeshjen e së dielës ndaj Watfordit.

Trajneri i “Topçinjve” ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes në “Vicarage Road” ku Quique Sanchez Florez do të bëjë debutimin e tij të dytë si trajner i “Hornets”, transmeton portali arbresh.info.

Emery ka konfirmuar se dyshja e tij në mesfushë – të cilët pësuan disa lëndime të vogla gjatë detyrës me skuadrën kombëtare, do të jenë të “gatshëm” për derbin londinez.

47-vjeçari ka folur gjithashtu për gjendjen e mbrojtësve si Hector Bellerin dhe Kieran Tierney.

“Ne duhet të shikojmë në hapat e ardhshëm në çdo seancë dhe të vendosim nëse duhet të luajnë me skuadrën U23”

“Ata janë stërvitur me ne për herë të parë këtë javë”

“Ne gjithashtu dëshirojmë që javën e ardhshme ata të stërviten normalisht me ne dhe pas asaj do të vendosim”

Ndeshja të dielën mes Watfordit dhe Arsenalit fillon në ora 17:30./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme