Unai Emery beson se Arsene Wenger mund të bëhet brenda të ardhmes trajner i Paris Saint Germain.
Wenger befasoi të gjithë mëngjesin e së premtes kur njoftoi se do të largohet nga Arsenali me përfundimin e sezonit duke i dhënë fund 22 viteve të tij në klub, transmeton portali arbresh.info.Francezi nuk ka në plan të pensionet nga futbolli dhe synon rikthimin e menjëhershëm në fushë.
“Ai është një referencë e botës së futbollit dhe ne trajnerëve. Ai i ka dhënë inspirim këtij sporti”, ka thënë Emery në një konferencë për shtyp.
“Çdo vit, një numër i madh trajnerësh takohen në Nyon dhe Wenger është një referencë për të gjithë ne. Ai gjithmonë ka folur mirë me mua”
“Jam një admirues i madh i tij si një person dhe si një trajner. Ai ka kualitet dhe eksperiencë si trajner për të drejtuar skuadrat më të mira në botë, si Paris Saint Germain”
Sidoqoftë, Wenger ende nuk ka konfirmuar se cili do të jetë destinacioni i tij i ardhshëm pas largimit në fund të sezonit nga klubi në Emirates./arbresh.info/
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...