Google ADS

Emery: Tifozët dhe lojtarët duhet të kenë një lidhje të fortë

17:26 | 10 Gusht 2018
Arbresh Info

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery është i etur për të zhvilluar një lidhje më të fortë ndërmjet tifozëve dhe lojtarëve.

Emery nis karrierën e tij te “Topçinjtë” me ndeshjen e së dielës kundër kampionit në fuqi të Premierë Ligës – Manchester Cityt, transmeton portali arbresh.info.

“Është e qartë, qëllimi jonë është të arrijmë si kampion, të luajmë për tituj. Por për mua, unë dua ta shijojë mënyrën se si ne e bëjmë këtë”, ka thënë ai për ‘Sky Sports’.

“Dua që lojtarët dhe tifozët ta ndjenjë këtë së bashku dhe të shijojnë gjithashtu çdo ndeshje, çdo moment në stadiumin tonë dhe në këtë mënyrë skuadra transmeton pasion te tifozët”

“Suksesi është që të përmirësohemi, të zhvillohemi, të ndërtojmë një skuadër me personalitet dhe atëherë unë dua që ne të fitojmë”

Takimi mes Arsenalit dhe Manchester Cityt zhvillohet të dielën./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme