Emery: Raportet se Neymar duhet të operohet janë të pavërteta

14:09 | 27 Shkurt 2018
Arbresh Info

Trajneri i Paris Saint Germian, Unai Emery ka shpërthyer ndaj “raporteve të rreme” që Neymar duhet t’i nënshtrohet një operacioni në kyç të këmbës.

Raportet nga ‘Marca’ pretenduan që braziliani do të jetë jashtë fushës për dy muaj dhe do të mungoj në takimin kundër Real Madridit për shkak të lëndimit, por Emery i ka quajtur këto lajme si të pavërteta, transmeton portali arbresh.info.

“Raportet që Neymar do t’i nënshtrohet një operacioni janë plotësisht të rreme”, ka thënë Emery në një konferencë për shtyp. “Sot jam takuar me mjekun dhe ai më ka treguar mua shkallën e plotë të lëndimi dhe vendimet do të merren në lidhje me rikuperimin e tij”

“Ne do të shohim se si ai do të ketë progres para se të marrim një vendim dhe ai do të merret nga vet lojtari”

“Për tani, ne jemi të qetë dhe duke pritur se si Neymar rikuperohet – në rast se po, kjo do të jetë fantastike, në rast se jo, atëherë ne kemi alternativa”

25-vjeçari u lëndua në fitoren 3 me 0 të dielën ndaj Marseilles të zhvilluar në kuadër të Ligës 1.//

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme