Google ADS

Emery paralajmëron bordin te Arsenali: Duhet të shpenzojmë për tu përmirësuar

16:29 | 6 Prill 2019
Arbresh Info

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery thotë se ka ndërmend për të qenë aktiv gjatë merkatos së transferimeve gjatë verës.

Arsenali është në kërkim të një mbrojtësi të ri qendror si zëvendësues të Shkodran Mustafit ndërkohë që karriera e Laurent Koscielnyt në Emirates është afër fundit, transmeton portali arbresh.info.

“Mendoj se ne mund të përmirësohemi së pari duke shpenzuar para për të transferuar lojtarët”, ka thënë fillimisht Emery. “Në të kaluarën klubi ka bërë një punë të mrekullueshme në vëzhgimin e lojtarëve duke gjetur dhe duke nënshkruar me lojtarë të ri të talentuar dhe duke i zhvilluar lojtarët tanë në akademi”

“Kam shumë respekt të madh për punën ton, për lojtarët tanë dhe akademinë”

“Dua të zhvillojë lojtarët këtu duke iu dhënë atyre progres për të arritur diçka në një klub të madh siç jemi ne”

“Ne gjithashtu mund të blejmë disa lojtarë nga skuadrat e tjera që mund të vijnë këtu dhe të dhurojnë performanca të mira – ashtu si Van Dijk te Liverpooli”, përfundoi Emery./www.arbresh.inf/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme